Të pasurit në Shqipëri marrin dado filipineze sepse nuk nxjerrin sekretet e shtëpisë





“Nëna dhe babai në punë, kush i rrit fëmijët?”, ishte pyetja tjetër që u ngrit sot në pjesën e dytë të emisionit në “E Diell” në Top Channel.
Të ftuarat në studio u shprehën se disa kanë marrë dado apo ua kanë lënë fëmijët prindërve të tyre apo partnerit.

Ndërkohë detektivja e njohur, Shkenda Lila, u shpreh se “një grua mund t’i bëjë të gjitha”.
“Kam dy biznese burrërore si sicurity dhe detektive, jam një nënë e vetme, vajza ime jeton me mua. E gjej kohën për të pasdite, e çoj në kurse, e marr nga kopshti. E kam ndihmën e nënës sime”, tha Lili.

Ndërkohë në një moment kur po flitej për dadot filipineze, Edi Manushi u shpreh: “Pasanikët sot në Shqipëri kanë filipineze”.
Këtu ndërhyn Ervin Kurti i cili shprehet: “Sepse nuk flasin, jo se dinë më mirë. Nuk nxjerrin sekretet e shtëpisë. Po kjo është një arsye se pse mbajnë filipineze”.
“Po unë e dija se ishin punëtore ato”, shton Manushi, të cilit Kurti i kundërpërgjigjet: “Janë edhe punëtore, paguhen më lirë dhe nuk flasin”.