Tërnocasi shënon dy gola për fitoren e Lausannes





Sulmuesi Alban Ajdini ka shënuar dy gola për fitoren 2:0 të Stade-Lausanne-Ouchy në udhëtim ndaj Vaduzit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së nëntë të kategorisë së dytë zvicerane.

Ajdini 23-vjeçar shënoi në minutën e 39-të dhe në minutën e 52-të. Ai ka pesë gola në nëntë paraqitje.

Dy gola i kishte shënuar edhe në ndeshjen e kaluar.


0