Këngëtarja Teuta Selimi në një njoftim të zymtë përmes rrjeteve sociale, bëri të ditur se babai i saj, Hamit Selimi, ka ndërruar jetë.
Me një mesazh të shkurtër por të mbushur me pikëllim të thellë, Teuta ndau me ndjekësit e saj këtë humbje të madhe personale.
Varrimi i babait të saj është caktuar të bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës, në lagjen e njohur si Dragodan.
Teuta përndryshe ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media, ku është aluduar për një problem me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/