U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila njëkohësisht ushtron edhe funksionin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, sot ka mirëpritur kryetarin dhe Deputetin popullor të Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi,Ardita Sinani, kryetaren e Preshevës të shoqëruar nga këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Luginën, Ragmi Mustafi, Rahim Salihi, sekretar organizativ i kësaj partie, si dhe Enver Ramadani, anëtar i kryesisë.
Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale Haxhiu duke theksuar se gjatë takimit është diskutuar mbështetja dhe sfidat të cilat përballen shqiptarët e Luginës : “Biseduam për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve për Luginën në fusha të ndryshme, si arsimi, kultura dhe institucionet, përfshirë edhe përkrahjen për studentët dhe specializantët”.
Tutje Haxhiu ka theksuar se “Po ashtu, diskutuam thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Çështjet si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime të serioze”.
Ky është njoftimi i Haxhiut në rrjetet sociale: