Urimi i veçantë i Trixës për Albërien

Alberie Hadergjonaj feston sot ditëlindjen!

Këngëtarja e famshme shqiptare, sot feston ditëlindjen e saj të 48-të.

Që në orët e para të mesnatës ajo mori urime të shumta nga miq, kolegë e familjarë.

Një urim i veçantë publik, nuk kishte se si të mungonte nga mbesa e saj Beatrix. Ajo ndau një foto krah Alberies dhe e uroi kështu:

“Gëzuar ditëlindjen tezes më fantastike në botë! Të uroj një jetë të gjatë dhe të mbushur me gëzim, të mbushur me të njëjtën energji të bukur që keni ndarë gjithmonë me ne. Faleminderit që jeni drita jonë udhëzuese dhe na mësuat kaq shumë mësime të vlefshme. Ju jeni vërtet një thesar në jetën tonë! Te dua shpirt”.