Ushqimet më të dëmshme për diabetikët

Diabeti është një sëmundje kronike që ndikon në reagimin e trupit ndaj insulinës.

Disa ushqime që duken të shëndetshme janë në fakt të dëmshme, por shumë prej tyre përmbajnë sheqerna të fshehura, konservues dhe kripëra që mund të jenë të vështira për t’u dalluar në etiketën ushqyese, raporton “Healthygem”, transmeton Klankosova.tv.

Ushqimet e dëmshme për diabetikët janë pijet e gazuara me zero sheqer, ëmbëlsuesit artificialë, qumështi me yndyrë të ulët, jogurti me shije, ushqimet e konservuara, kafeja me qumësht, frutat e thata, djathërat me sasi të lartë të kripës si dhe ushqimet e shpejta.

Shumë nga këto produkte zakonisht përmbajnë ëmbëlsues të cilët mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe krijon më shumë dëme për diabetikët.