Chuck Norris, kampioni i mëparshëm i arteve marciale dhe aktori i njohur i filmave aksion të viteve 1980, si “Code of Silence”, “Missing in Action” dhe “The Delta Force”, si dhe i serialit televiziv “Walker, Texas Ranger”, ka ndërruar jetë të enjten, njoftoi familja e tij në një deklaratë të postuar në Instagram të premten.
Familja e aktorit theksoi se, “edhe pse dëshirojmë të mbajmë private rrethanat, ju lutemi të dini se ai ishte rrethuar nga familja dhe ishte në paqe”, raporton Reuters
Chuck Norris mbetet një ikonë e aksionit dhe kulturës popullore, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në artet marciale dhe rolet heroike në film dhe televizion.
