Vuçiq arsyeton shkuarjen në Tiranë: Më mirë në tavolinë sesa në menu!





Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq deklaroi se do të takohet dhe do të bisedojë me të gjithë si nga BE-ja ashtu edhe nga rajoni.

Të premten seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i Pagave dhe ai për zyrta…
Gjithashtu, ai theksoi se do të diskutohet edhe për mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, përcjell Insajderi.

“Më mirë kur je në tavolinë, sepse kur nuk je në tavolinë, atëherë je në menu”, ka thënë Vuçiq për gazetarët serb.

Tutje, ai shpjegoi se vendimin për të shkuar në Tiranë e ka marrë vetëm për t’i mbrojtur interesat e Serbisë, veçanërisht kur është fjala për Kosovën. /Insajderi