Vuçiqi, Kosovës: Mos organizoni zgjedhje derisa serbëve t’u jepet më shumë autonomi në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja në veri derisa t’u jepet më shumë autonomi serbëve atje.

Ai ripërsëriti kërkesat e Serbisë për formimin e Asociacionit, tërheqjen e njësisë speciale dhe largimin e kryetarëve të komunave, duke thënë se kjo s’po ndodhë.

“Ne ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të njësisë speciale të dhe kryetarëve të komunave atje”, tha ai në një intervistë për Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Vuçiq u shpreh se serbët në veri të Kosovës janë gjithmonë gati të biesdojnë, por sipas tij, atyre “duhet t’u jepet diçka”.

“Është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin. Jam i sigurt që Kurti nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një kompromis”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, presidenti serb foli edhe për gatishmërinë ushtarake që e ka ngritur rrotull kufirit me Kosovën, duke thënë se është duke e shqyrtuar që të ulë atë.

“Ne do t’i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë, jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë”.