Xhelal Mustafa emërohet drejtor në Sh.f. ” Naim Frashëri”

Ministria e Arsimit ka njoftuar se drejtor që do të udhëheq shkollën fillore është Xhelal Mustafa magjistër i Edukimit Fizik  me përvoj shumë vjecare si Profesor.
Kështu ka njoftuar shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc:
“SHKOLLA E QYTETIT ME DREJTUES TË RI
Z. Xhelal Mustafa emërohet si Drejtor i Ri i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc!
Sot, me njoftim të Ministrisë së Arsimit, Z. Xhelal Mustafa është emëruar si ushtrues detyre në postin e Drejtorit të Ri të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Me një përvojë të gjatë në arsim dhe një angazhim për zhvillimin e arsimit, Z. Mustafa premton të sjellë inovacion dhe përparim në shkollën tonë si dhe përmirësimin e mardhënieve ndërnjerëzorë në shkollën tonë. Drejtori i ri, z.Mustafa, mban titullin Magjistër i Edukimit Fizik”.
Kujtojm se deri më tani Sh.f. “Naim Frashëri” është drejtuar nga Fadil Ebibi, Profesor i Edukimit Fizik.