Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së lidhur me konsultimet për zgjedhjen e presidentit.
Takimi i cili po zhvillohet me ftesë të Kurtit po mbahet në objektet e Kuvendit të Kosovës.
Kurti të dielën ka zhvilluar takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ky takim u zhvilluar në objektin Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit Hamza tha se kjo parti nuk mbështet kandidatura për president që nuk përfaqësojnë unitet.

Po ashtu të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Ai tha se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ndryshe, kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese deri më 5 mars.