Zgjedhjet serbe – krijohen kolona të gjata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi, serbët që jetojnë në Kosovë janë nisur për në Serbi, ku sot do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare.

Ndërsa, në mëngjes Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se te Dheu i Bardhë dhe Jarinjë pritjet janë deri në dy orë, ndërsa në Merdar 40 minuta.