Zhegrova magjik, statistika mbresëlënëse që e vendos përpara yjeve si Mbappe dhe Dembele

Edon Zhegrova është duke e kaluar një sezon fantastik me Lillen.

Ylli kosovar është bërë protagonist tek ekipi francez, ndërsa shkëlqimin e tij e shfaqi edhe në ndeshjen e madhe me Paris Saint-Germainin, ku mori lëvdata të shumta.

Ai madje i kalonte me lehtësi futbollistët kundërshtarë, më saktësisht yjet e klasit botëror.

Forma e tij po përkthehet edhe në statistika.

24 vjeçari kosovar radhitet i pari në mesin e Top 10 dribluesve në Ligue 1.

Zhegrova e ka njoftuar vetë këtë përmes rrjetit social ‘Instagram’, ku shihen dribluesit më të mirë të kampionatit francez, me Zhegrovën në krye.

Futbollisti i krahut të djathtë i ka bërë 46 driblime, duke lënë pas emra si Mbappe, Dembele dhe Cherki.

Lista e top 10-shes, në krye me Zhegrovën: