Zv.ministri Demelezi merr pjesë në “Ditën Fushore të Grurit 2023”

Në datat 8 dhe 9 qershor, nën organizimin e Institutit Bujqësorë të Kosovës, u mbajt Dita Fushore e Grurit.

Pjesëmarrës në këtë organizim dy ditore ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe nga institucionet e shumta të Shqipërisë. Gjithashtu ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe bizneseve.

Zv.ministri Demelezi, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi paraprakisht pjesëmarrësit për kontributin që do të japin këto dy ditë nën organizimin e institutit Bujqësorë, e i cili funksionon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Tutje ai ka shtuar se si Qeveri, janë të përkushtuar që ta fuqizojnë e mbështesin institutin në punët që ajo operon. Gjithashtu bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë e vlerësoi se është imperativ kyç për hapat që sektori të marrë kahjen e duhur.

Dita fushore vazhdoi me prezantimin e fushave hulumtuese për testimin e vlerave kultivuese dhe përdoruese të varieteteve të huaja të grurit, elbit dhe tritikaleve që kanë aplikuar për regjistrim në Listën e Farërave të Republikës së Kosovës./Dukagjini