Alarm për bomba në mbi 100 shkolla në Beograd

Panik në Serbi, kërcënime me bomba në 78 shkolla fillore dhe 37 të mesme.

aportohet se mbi 100 shkolla të Beogradit janë kërcënuar sot në mëngjes (17.05.2023) kërcënime më bomba, kumtoi Ministria Serbe e Arsimit.

Referuar informacioneve të para, njoftimet për mjete të vendosura shpërthyese janë dërguar në adresat elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme, përcjell albinfo.ch.

Ekipet e policisë janë në terren, nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar.

Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet pa probleme.

Serbia u trondit në fillim të këtij muaji kur një 13-vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Beograd, kurse një djalë 21-vjeçar vrau tetë persona në disa fshatra afër qytezës Mlladenovac.