Ambasadori i SHBA-së Kristofer Hill dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Jaan Bratu vizituan Komunen e Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit Ngip Arifi ka pritur sot Ambasadorin SHBA-së dhe shefin e misionit të OSBE-së në Serbi Jaan Bratu në zyrën e tij në komunën e Bujanocit.

Gjatë këtij takimi sipas Arifit janë diskutuar tema si  “planini shtatë pikësh dhe implemrntimi i tij, si dhe ka kërkuar që pas renovimit të shkollës fillore “Naim Frashëri” në fshatin Llucan të renovohet shkolla fillore në fshatin Bilac dhe të ndërtohet palestra sportive në Tërnoc”.

Edhe shefi i OSBE-së Bratu gjatë deklaratës së tij për media ka theksuar se janë prekur temat si “të drejtat e pakicave, planin shtatë pikësh e po ashtu ajo e mos pranimit të diplomave” .

I pyetur nga televizioni Spektri se a do të njihen diplomat ashtu sic është folur se kjo do të ndodh nga muaji mars i këtij viti, Bratu ka qenë optimist rreth zgjidhje së këtij problemi dhe  është shprehur se “ka sinjale pozitive dhe shenja të mira në këtë drjtim mirëpo ia lëmë kohës që të shohim se cka do të ndodhë”.

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve që ambasadori Hill ka planifikiuar në agjendën e tij gjatë kësaj vizite në Luginë të Prehsevës .