Anita puthi “Rambon” në skenë, Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera





Javën e kaluar në Dance Albania në Tv Klan ndodhi një surprizë e bukur, ku ish-Kryeministri i Kosovës R|amush Haradinaj ishte i pranishëm në studio për të mbështetur bashkëshorten e tij konkurrente në spektakël, Anitën.

Një puthje mes dy bashkëshortëve bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Sonte, Alketa Vejsiu pyeti përse ishte shprehur aq shumë habi për puthjen mes bashkëshortëve.

Ndërsa Ermal Mamaqi u përgjigj duke thënë se “Kryeministrat zakonisht puthin gratë e tjera”.
Alketa Vejsiu: Jam habitur çfarë komentesh ka patur për puthjen e komandantit me ty javën e kaluar. Një portal kishte shkruajtur “një Kryeministër puth në buzë gruan e tij”. Pse ishin çuditur kaq shumë nuk e kuptova. Kjo ishte gjëja më e bukur dhe më njerëzore që ka ndodhur.

Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera, ky puth gruan e tij edhe është jo normale. Uau, dikush puthi gruan. /tvklan.al
Shiko Videon