Bie çmimi i miellit por jo edhe i bukës, ankohen qytetarët – arsyetohen furrtarët

Ditëve të fundit ka një ulje të çmimit në produktin e grurit, miellit. Ndonëse ky produkt ka pesuar rçnie në çmim, buka vazhdon të ketë çmimin e njëjtë. Për këtë janë ankuar qytetarët, derisa furrtaret kanë dhënë arsyen se në bërjen e bukës nuk luan rol vetëm mielli por ka dhe disa produkte të tjera.

Nga 16 euro sa kushtonte një thes më miell 25 kilogram, aktualisht në treg 25 kilogram miell mund të blihen për 13.50 cent.

Po pavarësisht kësaj ulje te dukshme të cmimit, produkti bazë i miellit, buka vazhdon të ketë cmim të lartë.

Për gjysmë kilogrami bukë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë 50 cent, për cka kërkojnë që të monitorohet tregu.

“Unë jam pensionist neve shumë po na demton, inflacioni në kup të qjellit shkoj dhe pensionet nuk u ngriten, pastaj takimi në pronë cka po bajnë këta, cdo gjë po rritet dhe asgjë spo bajnë”, ka thënë Myrteza Osmani.

“Vet faktin që nafta është lirua është dasht të lirohen edhe produktet e e milllit siq është buka, dhe duhet mu liru gjithqysh. Është shqetesues që këtu s’po ka ulje të cmimeve”, ka thënë Behram Krasniqi.

“Qeveria duhet ti kete inspektoret dhe të përcjellin cdo ngritje, e ulje , s’ka qytetarë që nuk shqetesohet për këto cmime”, ka thënë Emir Hoti.

E furrtarët arsyetohen pse ky cmim nuk është ulur, njëjtë sikurse cmimi i miellit.

“Artikujt e tjerë janë më ngritje të lartë dhe nuk ka pasur ulje të cmimeve, siq janë drut po ashtu edhe produktete e tjera. Nuk luan rol vetëm mielli për të përgaditur buk, është edhe rryma, fuqia punëtore të gjitha përfshihen”, ka thënë furrtari, Nusret Çollaku.

Derisa për kryetarin e Shoqatës “Konsumatorit”, Selatin Kaçaniku, është shqëtësuese se si institucioneve nuk ju intereson për qytetarët.

“ Pika e cila neve na dhembe cdo vite është buka ose është gruri, që do të thotë se Qeveria nuk po merret më qytetarin e konsumatorin pasi është taksa pagues, ne jemi edhe financues të shtetit por askujt nuk I intereson për konsumatoret, Qeveria gabimin më të madh e bënë kur interferon në cmime”, ka thënë Kaçaniku.

Ndërkohë nga shoqata e Mullistëve kanë thënë se kjo gjendje po ndodhë si pasojë e mungesës së inspektorëve në teren.

Ngritja e cmimit të miellit u bë gjatë vitit 2022 me arsyen se Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës./Dukagjini