Bie Instagram, Facebook dhe WhatsApp, përdorues nga e mbarë bota raportojnë për probleme të shumta

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë “rënë” në mbarë botën, ku mijëra përdorues të këtyre rrjeteve sociale janë ankuar për pengesa.

Të gjitha këto platforma që janë në pronësi të Facebook, përfshirë Messengerin, fillimisht kishin raportuar për problemet e para rreth orës 5:30, transmeton Telegrafi.

Të gjithë vizitorëve në Instagram u është shfaqur një problem me një mesazh që shkruante “5xxx Server Error”, duke mos ofruar informacione shtesë.

Disa përdorues të Facebook, kanë raportuar se nuk kanë mundur të qasen në aplikacion, pavarësisht se 63% të raportimeve në doëndetector.com, se ka ndodhur një “rënie” totale.