Në Komunën e Bujanocit është duke vazhduar vaksinimi në tempo të njejt, duke u rritur numri i të vaksinuarëve nga dita në ditë.
Nga informacionet që ka siguruar Spektri, deri tani janë vaksinuar rreth 3 mijë qytetarë.
Nga ky numër i përgjithshëm, 1.800 persona janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Deri tani të gjitha qytetarët e interesuar në Komunën e Bujanocit kanë shfrytëzuar të drejtën e përzgjedhjes së njërës nga 4 vaksinat të cilat janë dispozicion, Pfizer, Sinopharm, AstraZeneca dhe Sputnik.
Kur jemi tek popullata shqiptare interesi i tyre ka qenë më tepër për Pfizer dhe Sinopharm./Spektri