Presheva dhe Bujanoci, me një perspektivë ekonomiko-sociale shumë të vogël edhe në aspektit kulturor nuk kanë ndonjë aktivitet të njohur jashtë komunave.
Me disa shoqëri kulturore dhe aktivitete të rralla nga ndonjë organizatë joqeveritare, tentohet të mbahet gjallë aktiviteti kulturor në këto dy komuna.
Këto komuna disa herë brenda vitit vizitohen nga bashkëatdhetarët, të cilët vinë për pushime në vendlindje dhe për të vizituar të afërmit e tyre.
Këto dy komuna së bashku përveq këtyre mërgimtarëve, nuk u ofrojnë ndonjë vend turistik as për vendasit rezident.
Por një banor nga komuna e Preshevës duke e pare këtë mungesë, ka disa vite që në shtëpinë e tij ka hapur një atele, apo muze privat, me gjësende etnografike të grumbulluara nga ky rajon, por edhe më gjërë.
KLIKO për të parë emisionin e plotë