Dita Botërore e Fëmijëve

Dita Botërore e Fëmijëve është dita globale e veprimit të UNICEF-it për fëmijët dhe nga fëmijët, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe përshpejtimit të progresit drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve.

Dita Botërore e Fëmijëve është dita globale e veprimit të UNICEF-it për fëmijët dhe nga fëmijët, e cila shënohet çdo vit më 20 nëntor me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe përshpejtimit të progresit drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve. Në këtë ditë kremtohet përvjetori i miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, e cila i përshkruan të drejtat themelore të secilit fëmijë.

Fëmijët i marrin gjërat përsipër është një nga konceptet thelbësore të festimit të Ditës Botërore të Fëmijëve dhe një manifestim i përkushtimit tonë ndaj të drejtave dhe pjesëmarrjes së fëmijëve, duke ofruar platforma për fëmijët për t’i shprehur idetë dhe veprimet e tyre, të cilat mund t’i frymëzojnë përpjekjet kolektive drejt një të ardhmeje ku mbrohen dhe përmbushen të drejtat e fëmijëve.