Fusha ‘moderne’ që u mbyll pas vetëm 15 ditësh

” Një fushë e re me bar sintetik në Uzhicë, e hapur me shumë bujë, është bërë e papërdorshme vetëm 15 ditë pas inaugurimit. Me reshjet e para të shiut, gjithë terreni u përmbyt për shkak të drenazhës së punuar keq dhe shtresës së gabuar të vendosur nën fushë.

Klubet lokale dhe fëmijët u detyruan të kthehen në fushën e vjetër në Turicë. Një sportdashës i zhgënjyer falënderoi “me ironi” autoritetet që shpenzuan shumë para për të prishur fushën e qytetit. Ndërkohë, Federata Rajonale e Serbisë Perëndimore – financuese e projektit – ka kërkuar që fusha të vihet urgjentisht në përdorim, ndërsa për përgjegjësit e gabimit ende nuk është thënë asgjë.

Dhe kjo, vetëm pak ditë pasi u promovua si “fushë moderne që do të përdoret gjatë gjithë vitit”…