Dua Lipa në përkrahje të filmit “Zgjoi”

Nesër do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”.

E, aktorja Yllka Gashi, sot ka bërë thirrje që të shpërndahet sa më shumë fotografia e filmit “Zgjoi” në rrjetet sociale.

Kështu ka vepruar edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila ka shpërndarë fotografinë e filmit “Zgjoi”, në rrjetin social “Instagram”.