Beatrix Ramosaj ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e “BBV”.
Për herë të parë, ajo ka reaguar ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale ku u shpreh se nuk është ende në gjendje të jetë aktive në Instagram dhe të shkojë në intervista, shkruan GazetaBlic.
Pas këtij postimi, shoqëria e Donaldit kanë filluar të ndjekin Trixën në rrjetet sociale duke na lënë të kuptojmë se janë përkrahës të fuqishëm ndaj saj.
Bëhet fjalë për Elgit Dodën dhe bashkëshorten e tij, Klea Huta.
Elgit Doda para pak jave ka surprizuar Donaldin brenda shtëpisë duke i kënduar edhe Monikës këngën e saj, “Piloti i zemrës time”.