Dy mundësi për qytetarët e Serbisë për të udhëtuar në BE

Qytetarët e Serbisë kanë dy mundësi për të siguruar Çertifikatën e udhëtimit për shtetet e BE-së me të cilën do siguronin lëvizje të lirë, raporton Spektri.

Komisioni Evropian ka sqaruar se mundësija e parë është që nëse një qytetarë i Serbisë është i vaksinuar, të cilën duhet ta dëshmojë me vërtetimin e vaksinimit, atëherë do të i mundësohet që ta tregoj këtë dëshmi, ndërsa në BE do të marrin çertifikatën e gjelbërt digjitale për vaksinim e cila ka të njejtin status sikurse çertifikatat e dhuruara për shtetasit e BE-së

Mundësija e dytë është që të pranohet sistemi i çertifikatave të cilat mund të jipen në Serbi, por që do të ishin të ngjashme me sistemin e BE-së dhe në këtë mënyrë do të pranohej edhe nga Komisioni Evropian./Spektri