Edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Komunën e Bujanocit

Në Komunën e Bujanocit janë regjistruar edhe 11 raste të reja me coronavirus, raporton Spektri.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 84 persona, prej tyre 78 të rritur dhe 6 fëmijë.

Gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe një qytetarë nga Komuna e Vranjës duke u bërë rasti i 12 pozitiv nga të testuarit në Covid ambullantën në shtëpinë e Bujanocit.

Kujtojm se gjatë muajit mars në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 227 raste me coronavirus./Spektri