Kontejneri i anijes është bërë një shtëpizë funksionale lëvizëse

Shtëpiza montazhi të pushimeve janë një kënaqësi e jetuar për të gjithë ne, pa marrë parasysh sa e duam këtë mënyrë pushimi, për shkak të dizajnit të tyre origjinal, praktik dhe simpatik

Prandaj, një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve dëshirojnë që këto banesa të vogla të jenë hapësirat e tyre të jetesës gjatë gjithë vitit, transmeton Telegrafi.

Kjo nevojë është njohur nga ndërmarrjet e ndërtimit, si dhe nga arkitektët, andaj herë pas here shfaqen shtëpiza për pushime, të cilat mund të bëhen një strehë e përhershme.

Duke e quajtur një shtëpi të tillë “shtëpi për nomadët modernë”, e veçanta e objektit të tyre është se ajo është krijuar nga një kontejner i një anijeje dhe është mbuluar me panele druri, dhe duket shumë tërheqëse.

Përveç shtëpive të pushimit, kontejnerët e anijeve transformohen në kioska, dyqane të vogla, sallone bukurie dhe sallone floktarësh, si edhe në objekte turistike.

Përveç kësaj, shtëpiza, e cila përbëhet nga një dhomë e ndenjës, kuzhina me zonë ngrënieje, dhoma e gjumit dhe banja, është me efikasitet energjetik, rezistuese ndaj tërmeteve dhe e lëvizshme.

/Telegrafi/