Edhe pse të rrezikshëm për shëndetin femrat nuk heqin dorë nga kjo veshje





Ekspertët qysh në shekullin e 19-të kanë paralajmëruar për pasojat nga veshja e korsetëve.
Femrat i kanë veshur ato edhe në shek. 20, madje edhe në mijëvjeçarin e tretë.

Pasioni për ta nuk pushon, që nga detajet e modes deri në “mjet për hollim”, korsetët paraqesin mënyrë mbijetese.Në fund të shekullit 19, ditari më i vjetër mjekësor “The Lancet” botoi dy artikuj “Death From Tight Lacing” dhe “Effects of Tight Lacing” të cilët nuk përmbajnë asnjë justifikim për veshjen e korsetëve.

Aty shkruan se veshja shumë e ngushtë bën shumë presion në organet e brendshme dhe paraqet rrezik për ta.

Kirurgu William Flower, në librin e tij “Fashion in Deformity” në faqen 85 përshkruan pasojat e zgjedhjeve të këqija të modes.
Ai është përqëndruar veçanërisht në efektin negativ të korsetëve në procesin e frymëmarrjes.

Një tjetër efekt negative nga veshja e korsetëve është se shkaktoni atrofi të muskujve.

Në vitin 1908, mjeku francez Ludovic O’Followell, në librin e tij “Le Corset” ka publikuar edhe inçizimet e rentgenit të femrave me korsete të shtrënguar. Inçizimet treguan qartë se korseti i bën presion shpinës dhe dëmton organet e brendshme.

Tregime rreth korsetëve ka vazhduar së shpejti edhe Arabella Kenai në drejtimt ë kundërshtarëve të saj. Megjithëse kjo nuk do i pëlqejë kundërshtarëve, por shumica e yjeve të Holivudit parapëlqejnë dhe thjeshtë adhurojnë korsetët.Kim Kardashian ka përqafuar këtë lloj veshje, madje ka pohuar se korseti ka qenë ai që e ka ndihmuar të humbasë peshë dhe për të fituar një bel të hollë.

Jessica Alba i është bashkuar plejadës së adhuruesve të korsetit duke thënë se për të ishte një mjet magjik për humbjen e peshës.
Dyqanet e korsetëve lulëzojnë nëpër botë, në kampanjën e tyre i vihet theksi bukurisë dhe linjës trupore, e jo rahatisë dhe përshtatshmërisë në trup.