Më 17 Mars Bahkimi Evropian do të vendosë për “Pasaportën Covid”.
Në të njejtën kohë edhe Serbia është duke pregatitur certifikatën digitale.
Për vendimin e pasaportës Covid ishin dakorduar në fund të muajit shkurt në samitin e liderëve evropian, ndërsa vendimi përfundimtarë do të aprovohet pas dy ditëve.
Pasaporta Covid do të përmbajë këto të dhëna:
Emri dhe mbiemri i personit të vaksinuar,
Shteti prej nga vjen,
Emrin e vaksinës të cilën e ka përdorur,
Data e vaksinimit,
Numri serik,
Kodi, i cili mund të lexohen të dhënat.
Por çka do të ndodh me personat që nuk vaksinohen, a mudn të udhëtojnë?
Kush nuk posedon Pasaport Covid, do të duhet të i respektojë masat të cilat nënkuptojnë testin PCR para hyrjes në shtetet e caktuara, madje edhe karantinë nëse shteti përkatës kërkon.