FIFA del me deklaratë pas vendimit të Gjykatës për krijimin e Superligës

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dal me reagim pas vendimit Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, për krijimin e Superligës.

FIFA përmes një deklarate zyrtare ka thënë se do të do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare përpara se të komentojë më tej.

”FIFA ka marrë parasysh vendimin e lëshuar sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Kompaninë Evropiane të Superligës SL. FIFA tani do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare përpara se të komentojë më tej. Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – e cila mbështetet nga meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar. Futbolli ia detyron historinë e tij të gjatë dhe të suksesshme parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe shoqatat anëtare do të vazhdojnë të promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën.”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.