Këngëtarja ka qenë aktive me postime së fundi nga pushimet në Dubai dhe Maldive me bashkëshortin e saj Fisnik Syla.
Fjolla Morina nuk ka harruar ndjekësit e saj, pothuajse gjatë gjithë kohës ka qenë aktive duke iu sjellur pamje nga pushimet.
Përveç imazheve dhe videove të ndryshme, këngëtarja tregoi edhe befasinë e bukur të partnerit në momentin e propozimit për martesë.
Sidoqoftë, Fjolla ka postuar edhe sot imazhe të reja e mbështjellur vetëm me rroba banjo derisa shihet e shtrirë duke shijuar ta quajmë parajsën në ishujt Maldive.
”Në tokë nuk ka qiell, por ka pjesë të tij”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e postimit.