Fluidi përmes shitjes së vajit do të mbledhë fonde për Shoqatën Down Syndrome Kosova





Udhëheqësi i Fluidi Group, Berat Mustafa ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Përfaqësuesen e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, ku përmes shitjes së produkteve do të mblidhen fonde për nevojat e kësaj shoqate.
Përmes kampanjës “1 cent – Dhuro pak, ndihmo shumë!”, Fluidi Group do mbledhë 1 cent nga çdo blerje e vajit Floil dhe t’i dhurojë ato për Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Fondacioni “Floil Cares” vazhdon të punojë në ideimin e kampanjave tjera të cilat do ndihmojnë drejtpërdrejtë edhe komunitetet tjera në nevojë në Kosovë.