Formacionet zyrtare, Turqi – Itali:

Turqia dhe Italia do ta zhvillojnë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2020.

Ndeshja do të zhvillohet në “Olympico” të Romës dhe fillon në ora 21:00.

Përzgjedhësi i Turqisë, Senol Gunes, do të luajë nga minuta e parë me emra si Merih Demiral e Caglar Soyuncu në mbrojtje.

Në sulm do të jenë Yosuf Yazici dhe Burak Yilmaz.

Ndërsa në anën tjetër Roberto Mancini do të luajë me Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin në mbrojtje.

Në sulm do të jetë Ciro Immobile, që do të mbështetet nga Lorenzo Insigne dhe Domenico Berardi.

Turqi: Cakir, Celik, Demiral, Soyuncu, Yukuslu, Tufan, Karaman, Calhanoglu, Yazici, Maras, Yilmaz.

Itali: Donnarumma, Chiellini, Spinazzola, Locatelli, Jorginho, Insigne, Berardi, Immobile, Barella, Bonucci, Florenzi.