Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, ka folur lidhur me përpjekjet e Bashkimit Evropian për të zgjidhur ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për Deutsche Ëelle, Gërvalla ka thënë se presin që BE-ja të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ajo është shprehur se presin gjuhë më të ashpër nga blloku evropian, përndryshe sipas saj, besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë.
“Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë”, ka thënë ajo.
Më tej kryediplomatja kosovare ka thënë se nuk mund t’ia imponojnë BE-së qëndrimet e tyre.
“Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë, nuk besoj që BE të mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tone”, ka thën Gërvalla.
Kujtojmë se më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e një përleshjeje të armatosur me një grup terrorist serb, ka mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër zyrtar policor.
Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.
Përgjegjësinë e ka marrë përsipër ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.