Sonte (e mërkurë), Kosova është nikoqir i Lituanisë, ndeshje miqësore që do zhvillohet si test për të parë formën e dy Kombëtareve para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
“Dardanët” në ndeshjen e fundit të zhvilluar mposhtën Lituaninë, por para saj kanë plotë 10 ndeshje pa fitore, duke regjistruar tetë humbje dhe dy barazime.
Ndërsa, nëse shohim statistikat e Lituanisë, në pesë ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm një herë, duke regjistruar edhe dy barazime dhe dy fitore.
Vlera e ekipit dhe mosha mesatare e skuadrës:
Vlera e lojtarëve mes dy ekipeve dallon shumë. Lituania në “Transfermarkt” vlen 7 milionë e 250 mijë euro, pra e tëra Kombëtarja mysafire nuk vlen aq sa Vedat Muriqi, kartoni i së cilit kushton 17 milionë euro.
Pos kësaj, “Dardanët” kanë përparësi edhe në moshën mesatare te skuadrës me 26.2 vjeç, në krahasim me Lituaninë, ku mosha mesatare e skuadrës është 26.7 vjeç.
Ranglista nga FIFA:
Tjetër përparësi për Kosovën është ranglista në FIFA. Kombëtarja jonë zë pozitën e 117-të, derisa Lituania renditët në pozitën e 129-të.
Duke parë gjithë këto statistika, atëherë konsultojmë se Kosova është dukshëm favorite ndaj Lituanisë dhe pritet fitore në “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja nis në ora 20:45.