Imazhi i Ledri Vulës me të bijën bën xhiro në rrjet!

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, vazhdon të jetë ndër më të komentuarit në faqet rozë.

Jeta personale dhe karriera profesionale gjithmonë janë caku i fansave të tij, të cilët interesohen për çdo gjë që e rrethon.

Ai në rrjete sociale është aktiv, teksa ndan postime të shumta nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje është një fotografi në Instagram, ku Ledri shfaqej me të bijën.

“Lepri Vula”, kishte shkruar ai në përshkrim, pasi Poem Blu mbante një veshje të tillë.

Postimi jo vetëm që bëri xhiro në rrjet, por mori edhe komente të shumta nga figura të njohura.

Përndryshe, Ledri dhe Sara Hoxha pritën në jetë vajzën e tyre në dhjetor të vitit 2020. /Telegrafi/