Kamberi merr pjesë në “Lutjet Kombëtare në Washington”, në praninë e afërt të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Deputeti Shaip Kamberi ka marr pjesë në “Lutjet Kombëtare në Washington”, në praninë e afërt të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Kështu ka njoftuar Kamberi në rrjetet sociale duke theksuar se “Pjesmarrja këtu shpreh angazhimin për mirëkuptim, respekt reciprok dhe bashkëpunim mes komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore”.

Sipas tij “Pjesëmarrja në këtë ceremoni është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjet me miqtë tanë amerikanë dhe për të sjellë në vëmendje çështjet që prekin shqiptarët e Luginës së Preshevës në qarqet më të larta të vendimmarrjes ndërkombëtare”.