Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi në një postim në faqen e tij në facebook ka shkruar se tashmë po fiillon beteja politike për udhëheqjen Komunës së Bujanocit.
Ai ka theksuar se rrënjët e politik-bërjes janë tek PVD dhese lista dhe Kandidati për kryetar Komune Ragmi Mustafi janë garanc për një qeverisje stabile.
Ky është postimi i plotë i Kamberit:
“Me dorëzimin e listës edhe zyrtarisht po fillon beteja politike për Komunën Bujanocin!
Sot, Partia për Veprim Demokratik – dega në Bujanoc dorëzoi listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit!
Një listë me 41 kandidatë që përfaqëson çdo pjesë shqipare të Komunës së Bujanocit e kryesuar nga kryetari i degës, Ragmi Mustafi është garanca e një qeverisje stabile, që njërën anë lufton për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar e në anën tjetër angazhohet për më shumë zhvillim, pastërti, mbështetje e mirqenie për banorët e komunës së Bujanocit!
Rrënjët janë tek PVD, qëndrimi është i qartë, shumicë shqiptare e jo të ndikuar nga politika përçarëse i duhet Bujanocit, e të tillë e ofron veç PVD duke vazhduar betejën politike për shqiptarët e me shqiptarët, në çdo instancë e me çdo mjet”!
Kujtojmë se Partia për Veprim Demokratik tashmë edhe zyrtarisht ia ka dhënë besimin Ragmi Mustafit për kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit.
“Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti”
Hapësirë e sponzorizuar nga subjekti politik.