Klasi i Brojës ndal Ronaldon, Sauthempton barazon me United në një sfidë spektakolare

Sauthemptoni ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në Premier Ligë, pas fitores kundër Totenhem. Skuadra e Armando Brojës mori një barazim 1-1 me Mançester Junajtid në një sfidë që edhe mund ta fitonte.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me sulmuesin Sanço. Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, të cilët ishin më të rrezikshëm, dhe arritën të shënonin golin e dytë me Pogba, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë miqtë barazuan me sulmuesin Adams. Armando Broja luajti përgjatë të gjithë ndeshjes duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë. Sulmuesi shqiptar madje iu afrua golit disa herë në këtë sfidë. Për tu shënuar është një rast ku mbrojtësi Meguajër e përplasi brenda zonës, por arbitri nuk e konsideroi penallti.

Me këtë barazim Mançester Junajtid mbetet në kuotën e 40 pikëve në vendin e 5. Sauthempton nga ana tjetër mbetet në vendin e 10 me 29 pikë.