Kompania turke krijon veturën “transformer” në jetën reale

Një kompani turke e quajtur Letrons ka krijuar një “Transformer” të jetës reale.

Ajo ka përdorur një veturë të tipit BMW me ngjyrë të kuqe.

Siç shihet, pjesa më e mirë është se pjesët e veturës janë të lëvizshme.

Videoja që paraqet veturën ka zgjuar interesimin e njerëzve, të cilët e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse e njëjta është në shitje, apo sa mund të jetë çmimi i saj./Koha.net