Konfiskohen rreth 277 kilogramë duhan të prerë nga Policia në Bujanoc

Pjesëtarët e Policisë në Vrajë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, do të paraqesin kallëzim penal kundër pesëdhjetë e pesë vjeçarit nga Bujanoci, thuhet në raportin e policisë.

Sipas këtij raporti tek  i dyshuari ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.

Policia dje në shtëpinë familjare të të dyshuarit në Bujanoc ka gjetur rreth 277 kilogramë duhan të prerë, pa dokumentacion përcjellës.