Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.

Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha ai.