Ky është kampi ku do të qëndrojë kombëtarja shqiptare për EURO 2024

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur kampin në të cilin do të qëndrojë gjatë ditëve të EURO 2024.

Kampi i përzgjedhur nga kombëtarja shqiptare është SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kështu ka bërë të ditur gazetari sportiv, Sokol Xhihani.

Xhihani thotë se ky kamp ka qendër stërvitore të specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave.

Sipas tij, kampi ka gjithashtu eksperiencë të pasur, pasi kombëtare si Gjermania, Brazili, Spanja, si dhe klube si Bayern, Real Madrid, Porto, Liverpool, e të tjera, kanë qëndruar në po të njëjtën qendër.

“24 orë para çdo ndeshje ekipi Kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet dhe pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet” ka thënë mes të tjerash Xhihani.

Ky është kampi.