Ky është pushimi i ardhshëm i shkollave në Luginë?

Pasi Ministria e Arsimit në Serbi dje njoftoi se nuk ka iniciuar ndonjë ndryshim për pushimin kalendarik të planifikuar për në muajin shkurt dhe as nuk e ka marrë në konsideratë këtë ide, mbetet në fuqi që në datat 14 dhe 15 shkurt të mos punohet.

Me këtë rast, nxënësit do ta kenë një pushim prej katër ditëve, pasi këto data i biejnë në dita e enjte-e premte. Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore më 19 shkurt.

Përveç shkollave, 14 dhe 15 shkurti janë edhe dita jo pune.
Këto data llogariten si festa shtetërore në Republikën e Serbisë./Spektri