“Lehtësimi i masave” është tema e cila çdo ditë diskutohet, por që ende nuk ka ndonjë plan konkret, pasi çdo ndryshim është duke u vendosur varësisht nga situata pandemike.
Vaksinimi deri tani është duke shkuar mirë por që duhet vazhduar edhe më shpejt në mënyrë që në popullat të krijohen anti-trupa në sa më shumë njerëz. Është evidente se numri i të infektuarëve është duke rënë, por ende numrat tregojnë mbi 1 mijë brenda ditës.
Gjithsesi, cilat masa do të lirohen në fillim askush nuk e din sakt, por në bazë të deklaratave të epidemiologëve, kthimi në situat normale mund të bëhet në katër faza.
Faza e parë -gastronomia
Momentalish, sa i përket kafiterive dhe restoraneve janë duke punuar vetëm ato që kanë terasë dhe verand, edhe ate deri në ora 22:00 me përjashtim të disa qyteteve me leje speciale.
Duke pas parasysh se gjindemi para festës së pashkëve ortodokse, lirimi i masave për gastronominë gjithnjë është duke u diskutuar se kjo mund të ndodh nga 8 maji, pasi të ketë kaluar festa dhe pushimi i fillim majit.
Faza e dytë – Dasmat dhe grumbullimi i njerëzve në ambiente të hapura
” Duhet të bisedojmë për organizimin e dasmave, e dim se nga fillimi i qershorit do të nxitohet për të bërë dasma. Në atë periudhë ekziston mundësia të bie intenziteti i virusit, dhe me këtë është e logjikshme që të kemi lehtësim të masave” – ka thënë dr Predrag Kon gjatë paraqitjes televizive.
Ai ka thënë se në një periudhë të caktuar mund të kemi lejim të organizimit të dasmave.
” Do të lejohen dasmat. Momentalisht është e lejuar grumbullimi deri në 5 persona, ndërsa në një moment do ta rrisim në 50 ose më tepër. Duhet ta lëvizim këtë, është logjike që kjo të ndodhë” – ka thënë Kon.
Ai ka shtuar se mund të ndodhë që dasmat të lejohen vetëm për ata që kanë marrë vaksinën ose kanë kaluar virusin, të gjithë të tjerët të testohen, por asgjë nuk është definitive, pasi mundet që asgjë mos të lejohet.
Sa i përket organizimeve në hapsira të mbyllura ende nuk është masë e sigurt.
Faza e tretë – Shkollat
Nga ajo që kemi dëgjuar në publik, faza e tretë mund të jetë pë nxënësit. Nga situata momentale,vështirë mund të thuhet se nxënësit këtë vit shkollor mund të kthehen në mësim normal, pasi modeli që është duke u aplikuar mund të vazhdoje deri në qershor. Ndërsa nga shtatori, nëse situata është e mirë atëherë nxënësit do të i kthehen normalitetit.
Ende nuk është e njohur se a do të obligohet dikush në arsim që të vaksinohet, por gjithnjë është e qart se nga shtatori mësimi do të fillojë në kushte normale sikur para pandemisë.
Faza e katërt – Maska dhe distanca
Kjo fazë do vije në shprehje kur të arrihet 80% e imunizimit. Kjo është përqindja magjike që po kërkohet për të u liruar përfundimisht nga virusi./Spektri