Paraqitja elektronike për ndihmë nga shteti për shumën prej 60 euro ka filluar nga dita e sotme, 28 prill.
Momentalisht paraqitja është hapur vetëm përmes mënyrës elektronike, ndërsa paraqitja përmes telefonit do të fillojë nga 5 maji. Dita e fundit për paraqitje do të jetë 15 maji.
Qytetarët të cilët do të paraqitetn nga sot, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet, do të i përfitojnë 60 euro.
Fillimisht, pagesa do të u bëhet penzionerëve, të cilët pjesën e parë prej 30 eurove do ta pranojnë më 6 Maj, ndërsa pagesa për qytetarët tjerë do të bëhet gjatë periudhës 12-20 maj. Ndërsa pjesa e dytë për të gjithë do të kryhet gjatë muajit nëntor.
Si të bëhet paraqitja?
Paraqitja për ndihmën bëhet përmes portalit idp.trezor.gov.rs, duke i mbushur rubrikat me të dhënat personale./Spektri