Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Kolona të gjata kanë filluar të krijohen në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit nga gjendja në pikat kufitare, ku bëhet e ditur se tek Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë kolonat arrijnë deri në 300 metra.

Ndërkaq, në Merdarë pritja e qytetarëve është 30 minuta.