Liverpool del me komunikatë zyrtare për Superligën Evropiane

Liverpooli ka konfirmuar mos përfshirjen në Superligën Evropiane.

Skuadra e Jurgen Klopp bërë një komunikatë zyrtarë në rrjetet sociale.

“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për një Superligë Evropiane të propozuar. Përfshirja jonë është ndërprerë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, thuhet në komunikatën e Liverpoolit.

Ndryshe, Gjykata Evropiane e Drejtësisë dje i dha të drejtë themelimit të Superligës Evropiane, pasi sipas tyre UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të sanksionojnë klubet nëse marrin pjesë në gara tjera alternative.