Pas paraqitjes së vështirësive për pacientët në korridoret e Shtëpisë së Shëndetit, disa ndërmarrës ju kanë përgjigjur vullnetarisht kërkesës për të përmirësuar gjendjen në këtë institucioni.
Konkretisht, për shkak të amortizimit të invertarit në koridoret e këtijë institucioni shëndetësorë, ishte kërkuar ndërrimi dhe rritjen e ulëseve para ordinancave, për të përmirësuar situatën e pritjes së pacientëve, pasi kohën e fundit për shkak të mungesës së ulëseve të mjaftueshme të sëmurit me vështirësi qëndronin në pritje për kontrolle.
Me iniciativë të Bejtulla Mustafit, zyrtarë në Trupin Koordinues në Bujanoc, në fazën e parë ndërmarrjet kanë siguruar disa komplete të ulëseve, edhe ate Agro Adria-dy komplete, Termopan Glass-dy komplete, Euro Lider-dy komplete dhe Unikat-një komplet.
Mustafi ka shpjeguar se vlera për një komplet të ulëseve ka qenë 22.490 dinarë, ndërsa për shkak të nevojës urgjente shpreson që edhe ndërmarrjet tjera të vazhdojnë të përkërahin këtë iniciativë, pasi është në dobi të pacientëve./spektri